Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur konferencën e përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, duke thënë se marrëveshja e paqes është “shumë afër”.
Ai thotë se po punon ngushtë me Bibi Netanyahu për të arritur “paqe në Lindjen e Mesme”, transmeton klankosova.tv.
“Kjo është potencialisht një nga ditët më të mëdha ndonjëherë në qytetërim”, shton ai.
“Sot është një ditë historike për paqen”, shtoi ai tutje.
Ai thotë se ai dhe kryeministri i Izraelit sapo përfunduan një takim dhe më e rëndësishmja, ata folën për përfundimin e luftës në Gaza.
Trump thotë se ata po publikojnë formalisht planin e paqes me 21 parime duke shtuar: “I cili u pëlqye shumë, duhet ta them.”
Ai theksoi se ka pasur input nga shumë kombe për këtë plan.
Trump falenderon “liderët e kombet arabe dhe myslimane për mbështetjen e tyre” në zhvillimin e këtij propozimi, së bashku me shumë aleatë nga Evropa.



Të tjera
Reali e nxjerr në shitje Camavingan, ia cakton edhe çmimin
Antoine Semenyo zgjidhet lojtari i muajit në Premierligë
Përdorimi i telefonit për pesë orë në ditë lidhet me obezitet