Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Hudson Institute në New York me temë “Partneriteti në rritje Kosovë – SHBA në mbrojtje dhe zhvillim”. Në këtë diskutim të pranishëm ishin presidenti dhe drejtori ekzekutiv i ‘Hudson Institute’, John Walters dhe hulumtues të lartë të ‘Institutit nga Qendra për Evropë dhe Euroazi’ dhe ‘Qendra për Paqe dhe Siguri në Lindjen e Mesme’.
Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeminsitrit bëhet e ditur se Kurti në diskutimin e tij ka folur mbi partneritetin strategjik në zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ku u fokusua në dy fusha me rëndësi kryesore: bashkëpunimin në mbrojtje dhe bashkëpunimin në zhvillim, derisa evokoi themelet e harmonizimit dhe rreshtimit në mes të dyja vendeve.
Kurti përmendi intervenimin e NATO-s ndaj forcave të regjimit të Millosheviqit në Kosovë.
“Për popullin tonë, ky ishte çlirimi – momenti vendimtar kur u hap rruga drejt lirisë. NATO është pjesë e ADN-së politike të Kosovës”, u shpreh Kurti, teksa shtoi se NATO është pjesë e ADN-së politike të Kosovës.
Ai përmendi kontributin që FSK ka zhvilluar në mbështetjen ndaj Ukrainës, duke trajnuar personel ukrainas, duke dhuruar pajisje, pastaj në bashkuërendimin në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar dhe kemi vendosur sanksione kundër Rusisë, Bjellorusisë, Iranit dhe Hezbollahut.
Kurti më tej foli për partneritetin e vendit tonë me SHBA, që ispas tij bazohet në tri shtylla.
“Partneriteti ynë është i ndërtuar mbi tre shtylla: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në diplomaci, herë pas here përballemi me dallime, veçanërisht në lidhje me Serbinë dhe strukturat ilegale që ajo mban në Kosovë. Por këto dallime kanë të bëjnë me taktikat dhe operacionet, jo me vlerat apo qëllimet strategjike. Në këto çështje jemi plotësisht në linjë të njëjtë. Në zhvillim, progresi është po aq i rëndësishëm”, tha mes tjerash Kurti në takim.



Të tjera
10 gjëra për çka njerëzit pendohen që s’i kanë bërë në rini
Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi
Puna gjatë natës të mplak trurin