Ka një përvojë të gjatë në fushëbeteja.
Me ushtrinë amerikane ai ishte i përfshirë me misione në Kore, Panama, Honduras si dhe në vende të tjera.
Amerikano-gjermani, Micheal Valter Spath, ishte në dijeni se çfarë po mizorish po ndodhnin edhe në Ballkan gjatë viteve të 90-ta.
Në një moment ai vendosi t’i kap armët sërish dhe t’i dalë në ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai shërbeu në vijën e frontit nën komandën e Agim Ramadanit.
Gjatë betejës kundër serbëve ai mbeti i plagosur dy herë, por shprehet krenar për suksesin që arritën në terren.
“Më pritën shumë mirë në Kosovë, sepse disa prej tyre e njihnin profilin tim. Natyrisht, ishte sfiduese, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës atëherë nuk kishte shumë njerëz. Unë shërbeva si snajperist në vijën e frontit, nën komandën e Agim Ramadanit. Ai e analizonte me kujdes situatën në terren dhe ishte tepër profesional. Në atë betejë ia arritëm ta vëmë nën presion ushtrinë serbe, por edhe unë mbeta i plagosur. Nuk mund ta harroj faktin se kishim mbështetjen e SHBA-ve dhe kjo shumë e rëndësishme”, shprehet Spath.
Spath ka disa fjalë edhe për Gjykatën Speciale ku po gjykohen për krime lufte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Askush nuk e kishte menduar se njerëzit tanë do të përfundonin në burg mbi akuza të ngritura nga Dick Marty, të bazuara në raporte të ardhura nga Rusia dhe Serbia. “Shtëpia e Verdhë” nuk ka ekzistuar kurrë – kjo është vërtetuar shumë herë. Po ashtu, as tregtia me organe nuk ka qenë asnjëherë e mundur; është provuar se nuk ka ndodhur, sepse nuk kishte asgjë për t’u marrë nga ata që kishin kaluar andej”, thotë ish- snjajperisti i UÇK-së.
Spath tregon se edhe sot e kësaj dite vazhdon të përballet me plagët e marra gjatë luftës, ndërsa ruan ende lidhje të ngushta me Kosovën.



Të tjera
Puna gjatë natës të mplak trurin
SHBA i kërkon Evropës të marr më shumë përgjegjësi në NATO
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit