Kombëtarja e Spanjës po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e Kupës së Botës 2026, ndërsa gjatë udhëtimit drejt Meksikës u regjistrua një moment emocionues që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Talenti i madh spanjoll, Lamine Yamal, hipi në autobusin e ekipit së bashku me shokët e skuadrës në Chattanooga të Tennessees, nga ku delegacioni spanjoll u nis drejt Guadalajaras për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve ndaj Uruguait.
Gjatë përshëndetjes me tifozët, një prej tyre i dhuroi 18-vjeçarit një kopje të brezit të kampionit të WWE-së, duke ditur pasionin e madh që Yamal ka për mundjen profesionale.
Sulmuesi reagoi menjëherë me buzëqeshje, e pranoi dhuratën me humor dhe ndaloi për disa çaste për të realizuar një fotografi me tifozin, para se t’i përshëndeste të pranishmit.
Pamjet e këtij momenti u shpërndanë me shpejtësi në internet, ndërsa tifozët e futbollit vlerësuan edhe një herë natyrshmërinë dhe karizmën e yllit të ri spanjoll, i cili po fiton vëmendje të madhe si brenda ashtu edhe jashtë fushës gjatë këtij Botërori.
Megjithëse fokusi i Spanjës mbetet ndeshja e rëndësishme ndaj Uruguait, Lamine Yamal arriti sërish të rrëmbejë vëmendjen e mediave me një nga momentet më të veçanta të ditës.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje