Një gjykatës federal në Uashington i ka urdhëruar administratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të ndalojë shkurtimet e planifikuara të qindra punonjësve në Zërin e Amerikës (VOA).
Gjykatësi Royce Lamberth tha se zyrtarët qeveritarë kishin treguar një “mospërfillje shqetësuese” për vendimet e mëparshme të gjykatës, duke shtuar se nevojitet një shqyrtim i mëtejshëm për të përcaktuar nëse Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) ka përmbushur mandatin e saj ligjor që Zëri i Amerikës “të shërbejë si një burim lajmesh vazhdimisht i besueshëm dhe autoritar”, raporton Reuters.
Ky vendim vjen pasi administrata amerikane ndërpreu papritur transmetimet e Zërit të Amerikës me urdhër ekzekutiv në mars, ndërsa planet për të shkurtuar 532 vende pune me kohë të plotë në agjenci mbeten ende në fuqi.



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia