“Ne nuk jemi në luftë, por as në paqe nuk jemi”. Kështu deklaroi të hënën kancelari gjerman Friedrich Merz, duke nënvizuar se bota po përjeton ndryshime themelore.
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga gazeta Rheinische Post, Merz tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po zëvendësohet nga politika e forcës brutale, e cila shpesh shoqërohet me dhunë ushtarake.
“Ne jetojmë në një botë krejtësisht të ndryshme”, nënvizoi kancelari gjerman.
Merz nuk e fshehu shqetësimin e tij në lidhje me fluturimet e fundit të dronëve mbi Danimarkë dhe mbi rajonin gjerman Schleswig-Holstein. Ai tha se ndërsa nuk kishte asnjë tregues se dronët ishin të armatosur, ata ishin të pajisur me sisteme mbikëqyrjeje dhe kishin një hapje krahësh deri në tetë metra.
“Nuk e dimë ende nga vijnë, por dyshimet po kthehen nga Rusia”, tha ai. “Ballafaqimi me këtë kërcënim është i ndërlikuar, pasi Gjermania është me popullsi të dendur”, vazhdoi Merz, duke shpjeguar se rrëzimi i një droni tetë metrash paraqet rreziqe.
“Mund të rrëzohet në një oborr, në një çerdhe ose në një spital. Ne duhet të jemi vërtet të kujdesshëm në çdo trajtim të situatës”, tha kancelari gjerman, duke shtuar se qasja më e mirë do të ishte parandalimi i hyrjes së dronëve të tillë në hapësirën ajrore të shteteve evropiane që në fillim.



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia