Konstituimi i komisioneve në parlamentin e Shqipërisë nuk solli vetëm debate dhe përplasje politike, por edhe tinguj të një fëmijë të lindur pak javë më parë.
Anëtari më i ri në Kuvend ditën e sotme ishte Blini, fëmija i katërt i deputetes socialiste Ilva Gjuzi, i cili shoqëronte mamanë e tij në punë.
Deputetja e re socialiste, e zgjedhur më 11 maj në Kavajë, u shfaq në Komisionin e Burimeve Natyrore së bashku me djalin e saj një muajsh të lidhur rreth trupi të saj. Ledhatimet mes mamasë deputete dhe bebes së saj janë një shfaqje për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, një miksim i punës si deputete dhe prindërimit që në parlamentet europiane nuk është më prej kohësh tabu.
Pak ditë më parë, një deputete e Partisë së Gjelbër në Gjermani, Hanna Steinmüller, pasi u bë e para deputete në Bundestag që mban fjalim në podium teksa mbante foshnjën e saj në krah, raporton A2Cnn, transmeton Klankosova.tv.

Pamje të ngjashme janë parë disa herë edhe në Parlamentin Europian, apo të shteteve të tjera të BE-së.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni