Dëshmitari James Peter Covey deklaroi në Hagë se Hashim Thaçi nuk ishte shef i Agim Çekut dhe se asnjërin nuk e ka parë duke i dhënë urdhra njëri-tjetrit.
Covey tha se ata silleshin në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin e po ashtu edhe me rezerva, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Absolutisht jo. Sipas asaj që kam parë ata silleshin në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin.
Nuk më kujtohet nëse kanë shkëmbyer fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sigurisht që nuk e kam parë asnjëherë njërin që të jepte urdhër ose udhëzime tjetrit. Dukej sikur silleshin me rezerva njëri me tjetrin”, tha ai.



Të tjera
Pritje të gjata në Merdarë, lehtësohet qarkullimi në Dheu i Bardhë
Si ta thani llakun e thonjve për një minutë
Mos e lini t’ju ikë një femër që ka këto cilësi