Në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Sigurisë së Varshavës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, isht folës në panelin “Të lidhur, por të mbrojtur: Shtylla digjitale e demokracisë moderne”, ku bashkë me ministra dhe zëvendësministra nga Polonia, Danimarka, Ukraina, Shqipëria dhe drejtues nga Ministria e Forcave të Armatosura të Francës, diskutuan për sfidat dhe mundësitë e epokës digjitale.
Maqedonci theksoi rëndësinë e mbrojtjes gjithëpërfshirëse në fushën ushtarake dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në këtë proces.
Ai ka shkruar në Facebook se ka përmendur si sfidë kryesore rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rreziqet nga dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme keqdashëse.
Panelistët konfirmuan se vendet e Evropës ndjekin qasje të ndryshme ndaj këtyre sfidave, por bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen digjitale.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni