Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se po i jep Hamasit tri deri në katër ditë për t’iu përgjigjur planit të tij të paqes me 20 pika për Gazën, duke paralajmëruar për pasoja të tmerrshme nëse grupi e refuzon atë, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
“Do të presim rreth tri ose katër ditë. Do të shohim si do të shkojë”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet për afatin kohor për një përgjigje nga grupi palestinez i rezistencës.
Ai tha se të gjitha vendet arabe dhe muslimane, si edhe Izraeli, e kanë pranuar propozimin.
“Tani po presim vetëm Hamasin dhe Hamasi ose do ta bëjë, ose jo. Dhe nëse jo, atëherë fundi do të jetë shumë i trishtueshëm”, shtoi Trump.
Të hënën, Trump prezantoi planin 20-pikësh për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza gjatë një konference për mediat në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Plani, ndër të tjera, parashikon lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë në këmbim të dhjetëra të burgosurve palestinezë, çarmatosjen e plotë të Hamasit, tërheqjen graduale të forcave izraelite dhe formimin e një komiteti teknokratik dhe apolitik palestinez për të qeverisur enklavën.
Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 66 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, shumica gra dhe fëmijë. Bombardimet intensive e kanë bërë enklavën të pabanuar dhe kanë shkaktuar uri dhe përhapje sëmundjesh.



Të tjera
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?