Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas Gashit, mesazhi i Gjykatës është i qartë: Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Ai ka theksuar se nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit, Kuvendi ka vetëm 12 ditë kohë për ta përmbyllur procesin e konstituimit.
“Nëse kjo nuk ndodh, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve,” tha Gashi.
Gjykata i ka obliguar të gjithë deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre në interes të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Pra, rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje.



Të tjera
Naimi ma ka gju ar*mën, më tha ik zhduku
PDK-ja thërret mbledhjen e Këshillit Drejtues për veprimet e ardhshme
Të vihet në vend drejtësia si imperativ moral, juridik dhe historik