Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha priti sot për vizitë zyrtare një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht nga IOWA.
Drejtori Hoxha informoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në Kosovë, mbi punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sigurimin e mbrojtjes për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ndër tjerash në takim u veçua bashkëpunimin i shkëlqyer me përfaqësuesit e SHBA-së dhe se ky partneritet në bashkëpunim dhe mbështetje do të avancojë edhe më tej në fusha të ndryshme policore.
Delegacioni i IOWA-s ka vazhduar me vizita zyrtare, ndër to vizitë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, ku u takua me stafin udhëheqës të Drejtorisë së Kryeqytetit dhe të stacionit.



Të tjera
Pritje të gjata në Merdarë, lehtësohet qarkullimi në Dheu i Bardhë
Si ta thani llakun e thonjve për një minutë
Mos e lini t’ju ikë një femër që ka këto cilësi