Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si “shkelje të plotë të kushtetutës” dhe “akt penal të tradhtisë ndaj shtetit”.
Sipas tij, me këtë vendim Gjykata i ka dhënë Listës Serbe, respektivisht Serbisë, të drejtën e vetos në institucionet e Kosovës. “Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Serbia kurdo që i leverdis do ta bllokojë funksionalizimin e Republikës. Kësaj i thonë Ahtisari PLUS”, ka shkruar Ramabaja.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese sot me vendimin e saj shkeli katërcipërisht kushtetutën dhe si trup – njëzëri konsumoi aktin penal: tradhëti ndaj Shtetit.
Pas hyrjes në fuqi të këti vendimi Serbia kurdo që i leverdisë do ta bllokojë funksionalizimin e Republikës!
Kësaj i thonë Ahtisari PLUS.



Të tjera
Naimi ma ka gju ar*mën, më tha ik zhduku
PDK-ja thërret mbledhjen e Këshillit Drejtues për veprimet e ardhshme
Të vihet në vend drejtësia si imperativ moral, juridik dhe historik