Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka folur lidhur me paragjykimet që shpesh hasin ata që nuk janë nga kryeqyteti.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Berisha tha se me një nga videot kreative të fushatës ka dashur të përcjellë mesazhin se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo fshat.
“Kam dashtë me i hek këto paragjykime. Edhe fëmijët në shkolla po i përcjellin këto mesazhe, duke bullizuar njëri-tjetrin. Unë kam dashur të tregoj se jam katunar dhe ndihem krenar për këtë.
“Nuk lodhem me shpjegu, sepse të gjithë jemi qytetarë të Kosovës, edhe pse dikush është pjesëtar i kryeqytetit, ne prapë ndihemi mirë”, tha Berisha.



Të tjera
Jam i bindur se Osmani s’i kishte votat të rizgjidhej presidente
Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil dhe pa ndërprerje
Trump emëron Erika Kirk në bordin kryesor këshillues të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së