Sulmuesi brazilian, Neymar, beson se ekipi kombëtar mund të fitojë medaljen e artë në Kupën e Botës 2026, me kusht që skuadra të qëndrojë plotësisht e bashkuar.
Ylli 34-vjeçar hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 76-të të fitores 3-0 të Brazilit ndaj Skocisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të turneut.
Kjo paraqitje shënoi ndeshjen e parë të lojtarit të Santos për ekipin kombëtar që nga 18 tetori 2023, kur ai luajti në një humbje 0-2 kundër Uruguait në kualifikueset e Kupës së Botës.
Rikthimi me fanellën e Selecaos ka rritur entuziazmin te Neymar, i cili beson se ekipi i tij kombëtar mund ta fitojë trofeun e Kupës së Botës këtë vit.
“E dua këtë, dhe nuk jam vetëm unë – e gjithë skuadra, e gjithë skuadra jonë dëshiron të fitojë”, tha Neymar. “Nëse bashkohemi, do të kemi një shans të shkëlqyer për të arritur qëllimin tonë [për të fituar titullin].”
Ndryshe, Brazili është kombëtarja më e trofeshme në botë me pesë Kupa të Botës, ndërsa tyre vijnë Gjermania dhe Italia me nga katër dhe Argjentina me tre.



Të tjera
“Narrativa të fabrikuara”, ambasadori Zemaj reagon ndaj interpretimeve për mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s
Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total
Fund i hidhur për këto kombëtare, i japin lamtumirën Botërorit