Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së sektorit të ICT-së dhe industrisë kreative, duke i cilësuar si shtylla kyçe të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit, përcjell Kosova Post.
Në një postim, Çeku ka përmendur kompaninë ndërkombëtare Teleperformance, e cila operon në Kosovë që nga viti 2017 dhe tashmë është një nga punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit në Prishtinë.
Ai ka vlerësuar se suksesi i kësaj kompanie, ku tashmë edhe pozitat menaxheriale udhëhiqen nga profesionistë kosovarë që menaxhojnë ekipe në Gjermani, dëshmon për potencialin dhe kualitetin e të rinjve në vend.
“Komuna duhet të mbështesë kompani të tilla, sepse synimi është i qartë: papunësia nën 5%, dhe një rini që njihet jo si fuqi punëtore e lirë, por kualitative dhe e adaptueshme”, ka deklaruar Çeku.
Ai shtoi se e ardhmja e Prishtinës është digjitalja, inovacioni dhe shërbimet teknologjike që eksportohen, duke bërë thirrje për një përkushtim të përbashkët për një Prishtinë që punëson dhe zhvillohet.



Të tjera
Fiku, një nga frutat më të shëndetshëm që duhet konsumuar
Konsumimi i birrës mund të zgjasë jetën e meshkujve
Pesë mënyrat e shpejta për ta larguar stresin pa u larguar nga tavolina e punës