Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë automatike “AK-47”, municion dhe sende të tjera gjatë një aksioni të realizuar të mërkurën (08.07.2026) në Leposaviq dhe Vushtrri, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë të Veriut, në koordinim me hetuesit e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, kanë siguruar informacione se një person me inicialet A.A., i lindur në vitin 1997 dhe me vendbanim në Leposaviq, posedonte armë ilegale.
Më pas, Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione në Leposaviq dhe një lokacion në Vushtrri.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar një armë e gjatë “AK-47”, një karikator i mbushur me 30 fishekë, një pistoletë me gaz së bashku me një karikator, dy bomba tymuese, si dhe një flamur me mbishkrimin “Kosovo je Serbia”.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale – armëmbajtje pa leje.
I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.



Të tjera
Përse duhet të hiqni dorë njëherë e mirë nga pirja e shishës
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in