Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është pajisur me ultrazë modern dhe pajisje të reja mjekësore për shërbimet e urgjencës.
Pajisjet, me vlerë mbi 41 mijë euro, janë siguruar pas arritjes së dy marrëveshjeve të mirëkuptimit mes Komunës së Gjilanit dhe projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH). Nga kjo shumë, Komuna ka kontribuar me 20 për qind, ndërsa AQH me 80 për qind.
Sipas autoriteteve lokale, investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të krijojë kushte më të mira për pacientët.
Punonjësit shëndetësorë të QKMF-së kanë shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Komunës së Gjilanit dhe projektit AQH në fuqizimin e kujdesit shëndetësor në komunitet.



Të tjera
Doni t’i njihni vjehrrat? Ja si janë sipas shenjave të horoskopit
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë