Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me zëvendësministren në detyrë Liza Gashi, ambasadorin Ilir Dugolli dhe konsullin e përgjithshëm Blerim Reka, zhvilloi takime me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë.
Kurti, në një postim në Facebook, bëri me dije se prej këtyre takimeve, gjashtë janë nga radhët e Demokratëve dhe katër nga Partia Republikane.
Lexo më shumë Blushi: Rama tjetër thikë pas shpine Kosovës, refuzon rezolutën për dënimin e gjenocidit serb
Të pranishëm në takime ishin kongresistët Keith Self, Mike Lawler, Jim McGovern, George Latimer, Ritchie Torres dhe Kat Cammack, si dhe senatorët Gary Peters, Jeanne Shaheen, Elissa Slotkin dhe Joni Ernst.
Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes dypartiake për Kosovën në Capitol Hill dhe falënderoi për angazhimin e vazhdueshëm të ligjvënësve amerikanë në raportet me vendin tonë.
Lexo më shumë Abrashi takon sportistët prizrenas: Folëm për vizionin tonë për zhvillimin e sportit e krijimin e mundësive më të mëdha



Të tjera
Fiku, një nga frutat më të shëndetshëm që duhet konsumuar
Konsumimi i birrës mund të zgjasë jetën e meshkujve
Pesë mënyrat e shpejta për ta larguar stresin pa u larguar nga tavolina e punës