Sot është inauguruar linja e re ajrore Prishtinë – Xhida (Jeddah), me tre fluturime në javë.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se kjo linjë nuk është vetëm një rrugë udhëtimi, por një urë miqësie dhe lidhje strategjike mes Kosovës dhe Arabisë Saudite.
“Kjo linjë do të krijojë mundësi të reja për turizëm, bashkëpunim kulturor dhe ekonomik mes dy vendeve. Një falënderim i veçantë i shkon kompanisë FlyNas, ambasadorëve dhe institucioneve partnere që e bënë të mundur këtë projekt”, u shpreh Durmishi në një postim në Facebook.
Ai theksoi se ky është një kapitull i ri për aviacionin civil në Kosovë, që e lidh vendin më shumë me botën dhe e afron me sukseset e përbashkëta.



Të tjera
Pse jeni të lodhur vazhdimisht, edhe pasi keni fjetur 7-8 orë
Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet lart në raportet ndërkombëtare
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fituesin e ndeshjes Sllovaki – Kosovë