Në një organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi dhe bashkëbisedoi me profesionist të diasporës që jetojnë e veprojnë atje. Në këtë pritje, i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së dhe mik i popullit tonë, me të cilin kryeministri pati një takim të përzemërt në mjediset e ambasadës së Kosovës.
“Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm i demokracisë në qendër të Evropës”, u shpreh
Ambasadori Walker në fjalën e tij përshëndetëse.
Në një fjalë hyrëse të kryeministri Kurti, ai i njoftoi të pranishmit me takimet dhe angazhimet gjatë kësaj vizite në ShBA në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, përfshirë takimet me katër senatorë dhe gjashtë kongresistë, dhe thekset e tij kryesore sa i përket bashkëpunimit Kosovë-ShBA në mbrojtje dhe zhvillim.
Kryeministri foli rreth zhvillimeve në vend, ecurisë përgjatë këtij mandati qeveritar dhe arritjet kryesore në fushën e ekonomisë, demokracisë dhe sigurisë e sundimit të ligjit. Ai tha se vendi ynë është rrëfim i dyfishtë suksesi: në njërën rrëfim i suksesit të NATO-s që edhe me udhëheqje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe në anën tjetër të zhvillimit dhe demokracisë të cilat shkojnë bashkë.
Kryeministri theksoi se në katër vite rritja ekonomike ka qenë në mesatare prej 6%, duke mos rënë asnjëherë nën 4%, gjersa janë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte, ka përparuar sektori i teknologjisë së informacionit që tashmë kontribuon në bruto produktin vendor me 6%, është rritur për 50% toka bujqësore që punohet, janë rritur eksportet dhe janë ndërmarrë investime të rëndësishme edhe në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në përfundim, kryeministri e falënderoi ambasadorin Dugolli dhe stafin e ambasadës sonë në Washington D.C. për pritjen dhe punën e përditshme, dhe bashkatdhetarët tanë për angazhimin e tyre dhe përfaqësimin e kombit tonë në fusha të ndryshme profesionale e akademike.
Të tjera
Mediumi luksemburgas: Serbia lëviz në një “litar të hollë” mes Lindjes dhe Perëndimit – Vuçiq rrezikon izolimin e vendit
Shqiptarët kryesojnë në 16 komuna në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
12 organizata të shoqërisë civile u kërkojnë liderëve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës