Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Enrico Barduani, transmeton KosovaPost.
Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneral Barduani për shërbimin e tij si Komandant i KFOR-it, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për punën e tij.
Pastaj të dy gjeneralët diskutuan për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së. Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.
Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u pajtuan për nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe më tutje, gjë që do të ishte në të mirën të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.



Të tjera
Vishuni me stil
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante