Shtëpia e Bardhë rikujtoi se presidenti Donald Trump i ka dhënë Hamasit 3-4 ditë afat për t’u përgjigjur në lidhje me planin e tij për Gazën, duke theksuar se Washingtoni është “krenar për këtë plan” dhe shpreson që edhe Hamasi ta pranojë, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Zëdhënësja Karoline Leavitt tha në një konferencë për shtyp se afati i përmendur nga Trump ende është në fuqi, ndërsa negociatat vazhdojnë me intensitet.
Sipas saj, plani për armëpushim dhe paqe në Gaza, i përgatitur nën drejtimin e Trumpit, është mirëpritur në gjithë botën.
“Ky plan nuk është mbështetur vetëm nga Izraeli, por edhe nga vendet myslimane dhe arabe, si dhe nga udhëheqësit evropianë. Pothuajse gjithkush në botë e përkrah”, deklaroi Leavitt.
“Jemi krenarë për këtë plan dhe shpresojmë që edhe Hamasi ta pranojë, sepse ky plan do ta bëjë Lindjen e Mesme një rajon më paqësor dhe më të begatë”, tha ajo.
Në përgatitjen e planit kanë marrë pjesë edhe figura kyçe të administratës, përfshirë përfaqësuesin e posaçëm për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe këshilltarin kryesor të Trumpit, Jared Kushner, bëri të ditur Leavitt.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G