Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në kushte me reshje atmosferike, për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar aksidentet.
Duke marrë parasysh rrezikun e shtuar që paraqet rruga e lagur, Policia rikujton qytetarët që të respektojnë disa masa thelbësore të sigurisë rrugore:
Mbajtja e dritave të ndezura: Ndihmon në përmirësimin e dukshmërisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Zvogëlimi i shpejtësisë: Rruga e lagur kërkon distancë më të madhe frenimi, prandaj është e domosdoshme të vozitet me kujdes.
Shmangia e shpërqendrimeve: Përdorimi i telefonit apo pajisjeve të tjera gjatë vozitjes rrit rrezikun e aksidenteve.
Mbajtja e distancës së sigurt mes mjeteve: Është e rëndësishme të krijohet hapësirë e mjaftueshme për të reaguar në kohë në rast të ndonjë situate të papritur.
Policia e Kosovës apelon që çdo pjesëmarrës në trafik të jetë i përgjegjshëm dhe i vëmendshëm, pasi siguria në rrugë është një përpjekje e përbashkët.



Të tjera
Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë
Pjekuria e plotë arrihet në moshën 30-vjeçare