Evropa është alarmuar kohëve të fundit, ku dronë rusë shkelën hapësirat ajrore të disa shteteve evropiane, e anëtareve të NATO-s.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha për “Ora Shtatë” se Rusia po përgatitet seriozisht për të sulmuar Bashkimin Evropian, Ballkanin e madje sipas tij, edhe Kosovën.
“Po ndodh ajo që jemi shqetësuar. Rusia është duke u përgatitur seriozisht që të kanosë sigurinë ajrore të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të NATO-s dhe Ballkanin, përfshirë këtu edhe Kosovën, tanimë janë evidente shqetësimet. Gjermania, Franca, Danimarka, vendet kryesisht baltike janë më të ekspozuara ndaj kësaj lufte hibride që është duke ndodhur”.
“Ata do të dinë se cilat pozicione t’i sabotojnë, cilat pozicione kanë mundësi t’i sulmojnë”, u shpreh Bajra.



Të tjera
Kërkohet nga Interpoli, kolonelja serbe në pension: Dy pjesëtarë të xhandarmërisë nuk shkojnë në punë, por e ruajnë Radoiçiqin
9 gjëra që i bëjnë ata që kanë vetëbesim
Ky është Lirim Ruhani, 25-vjeçari që humbi jetën në liqenin e Batllavës