Momente paniku janë regjistruar në ambasadën e Izraelit në Serbi.
Mediat në Beograd raportojnë se një person i armatosur me hark dhe shtiza ka tentuar që të sulmojë këtë seli diplomatike.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një anëtar i xhandarmërisë serbe, i cili ka marrë plagë në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve, xhandari ka përdorur armën e tij për vetëmbrojtje duke qëlluar dhe vrarë agresorin.
Polici është transportuar për në urgjencën e Beogradit, ku është kryer dhe heqja e shigjetës nga qafa.
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka vizituar efektivin e plagosur.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e këtij sulmi./balkanweb



Të tjera
Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës
Real Madrid heq dorë nga Rodri, ky është objektivi i radhës
Haxhiu pret në takim studentë të ETH Zürich: Kosova vend me potencial në inovacion dhe dije