Granit Xhaka dhe Ricardo Rodriguezi, ditë më parë, e formuan shqiponjën me duar teksa ishin të pranishëm në një ndeshje të bejsbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditë më parë.
Federata e Futbollit e Zvicrës reagoi duke thënë se të dy lojtarët kanë dashur që ta përshëndesin komunitetin shqiptar në stadium.
Për këtë veprim të kapitenit Xhaka dhe mbrojtësit Rodriguez, ka folur të shtunën për “Bluesport”, Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Knabel.
“Kjo përfaqësuese ka kaq shumë biografi, tregime dhe emocione. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që kur lojtarët që e veshin fanellën e Zvicrës dhe janë në fushë, Zvicra të jetë në qendër të gjithë kësaj”, ka thënë Knabel.



Të tjera
FFK njofton për Kamp seleksionues për Kombëtaren e Kosovës
Yaya Toure nis punën si trajner, zyrtarizohet te Slovan Bratislava
Numërohen mbi 14% e votave me postë, LVV kryeson me mbi 63 për qind