Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për Kosovën më 21 tetor, është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të organizatës botërore.
Në këtë seancë të re, Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë raportin më të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili do të paraqitet nga shefja aktuale e UNMIK-ut, Caroline Ziyade. Raporti pritet të bëhet publik në ditët e ardhshme, raporton RTKlive.
Kjo seancë vjen gjashtë muaj pas diskutimit të fundit në prill, ku fokusi kryesor i debatit mes vendeve anëtare ishte e ardhmja e UNMIK-ut në Kosovë, mision i cili filloi në qershor të vitit 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të KS-së.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kërkuan ndërprerjen e misionit të UNMIK-ut, ndërsa Franca, Rusia dhe Kina mbështetën vazhdimin e mandatit të këtij misioni.



Të tjera
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka