Kosova do të luajë pas disa ditësh dy ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Më 10 tetor pret në shtëpi Slloveninë, ndërsa 3 ditë më vonë luan në transfertë me Suedinë.
Ndërkohë që përveç Rrahmanit, “Dardanët” pritet të kenë një tjetër mungesë të rëndësishme.
Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptarë të Juventusit, Edon Zhegrovën.
“Ai mund të qëndrojë në Torino gjatë pushimit ndërkombëtar, pasi ekipi kombëtar i
Kosovës po shqyrton mundësinë t’i japë kohë shtesë për t’u rikthyer në formë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan media e njohur italiane.



Të tjera
Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshë
Nëse doni bark të rrafshët, konsumoni këto ushqime
Britanikët po përdorin robotë për operimin e kancerit në fyt