Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist” ka publikuar një rinjoftim, duke njoftuar se aktivistja kosovare Albulena Fazliu, për të cilën më herët u raportua se ishte ndaluar nga Izraeli, mund të ndodhet në një anije që ende nuk ka arritur në Gaza.
Kolektivi ka thënë se njoftimi paraprak, të cilin e kishte bërë, ishte bazuar në burime ndërkombëtare.
“Të nderuara media. Lidhur me njoftimin paraprak të shpërndarë, i cili është bazuar në burime ndërkombëtare, tani kemi njoftime te reja që Albulena mund të jetë në një prej anijeve që ende nuk ka mbërritur në Gaza. Për çdo zhvillim të ri do t’ju informojmë menjëherë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka njoftuar Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.



Të tjera
Shprehitë që janë duke jua dëmtuar trurin
4 sinjale të përbashkëta dhe të pagabueshme të partnerëve që tradhtojnë
Grainca: Ibrahim Rugova mbetet ati i Pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se a pëlqehet apo jo!