Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës ka udhëtuar drejt ShBA-së për të marrë pjesë në Kongresin për Ditën e Veprimit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se gjatë rrugës për në Kongres, ndjeu më shumë se kurrë se një zë mund të sjellë ndryshim, pasi ajo vite më parë vendosi ta thyejë heshtjen për veten, gratë dhe burrat që u dhunuan seksualisht gjatë luftës së fundit, transmeton Klankosova.tv.
“Vite më parë vendosa ta thyej heshtjen. Fola jo vetëm për veten time, por për mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, zëri i të cilave ishte mbuluar nga frika dhe stisma”.
“Zëri im ndihmoi që historia jonë të dëgjohet, që të mbijetuarat të marrin njohjen dhe dinjitetin që meritojnë, dhe që drejtësia të mos harrohet. Heshtja nuk mbron askënd. Të flasësh ndryshon historinë”, ka shkruar ajo.



Të tjera
Përzijeni mjaltin dhe aspirinën dhe qiteni në fytyrë
Milani në kaos të plotë, Igli Tare drejt largimit
Vasfije Krasniqi merr pjesë në Kongresin për Ditën e Veprimit: Të flasësh ndryshon historinë!