Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4:1 ndaj Cremoneses në Serie A.
Zikaltrit triumfuan ndaj Cremoneses, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit italian, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Lautaro Martinez kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes, pas asistit nga Bonny.
Ky i fundit më pas realizoi vet në minutën e 38-të.
Në të 55-tën, Dimarco shënoi për 3:0, duke u asistuar sërish nga Bonny.
E Bonny e kompletoi hat-trikun e asistove në minutën e 57-të, duke ndihmuar Barellan të realizonte.
Bonazzoli në minutën e 87-të shënoi golin e nderit për Cremonesen.
Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt, aq sa kanë edhe Milan, Napoli e Roma, por me nga një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Cremonese mbetet me nëntë pikë në vendin e tetë.



Të tjera
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në Komuna
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit