Edhe 137 nga mbi 400 personat që lundruan drejt Gazës me ‘Global Sumud Flotilla’ janë deportuar nga Izraeli.
Ata u deportuan drejt Turqisë. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku ata priten ngrohtësisht në aeroport, raporton Aftonbladet.
Asnjë nga qytetarët suedezë nuk ishte mes atyre që u liruan deri më tani.
Personat e deportuar janë nga vende të ndryshme, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Malajzinë, Marokon, Turqinë dhe Tunizinë.
Që dje, katër deputetë italianë, të cilët kishin lundruar me flotiljen, u kthyen në Romë./rtk



Të tjera
Shtatë fakte të tmerrshme për ndotjen e oqeaneve
Kurti njofton për miratimin e 206.4 milionë eurove nga fondet e BE-së
ShBA kryen súlme ndaj Iranit pas paralajmërimit të Trump