Sulmet e pritura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit kanë filluar sonte.
Një zyrtar amerikan konfirmoi se sulmet kishin filluar pak para se Komanda Qendrore e ShBA-së të ndante një deklaratë në mediat sociale, duke thënë se ato po kryheshin me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se ata synonin të “degradonin më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.
Në samitin e NATO-s në Turqi, Donald Trump u zotua të godasë përsëri Iranin pas sulmeve të kryera mbrëmë.
Sulmet e mbrëmshme dhe këto sonte u konsideruan si hakmarrëse, pasi tri anije tregtare që po kalonin ngushticën u qëlluan nga Irani këtë javë.



Të tjera
Kurti njofton për miratimin e 206.4 milionë eurove nga fondet e BE-së
ShBA kryen súlme ndaj Iranit pas paralajmërimit të Trump
Testi që ju tregon a duhet t’i ngjyrosni flokët, apo jo