Barcelona ka pësuar humbje të thellë, të dielën, si mysafire e Sevilla. Blaugranët morën 4 gola, ndërsa arritën të shënojnë vetëm 1.
Ish-sulmuesi i dikurshëm i Barcelonës, Alexis Sanchez, e hapi serinë e golave, për ta dyfishuar epërsinë e Isaac Ronero.
Marcus Rashford e ktheu në lojë Barcelonën, kurse Robert Lewandowski e huqi penalltinë për barazim eventual. Kjo nuk ndodhi, kurse Sevilla shënoi edhe dy gola të tjerë me Jose Angel Carmona, dhe goditjen e fundit Barcelonës ia dha sulmuesi Akor Adams, për ta kompletuar “pokerin”.
Kjo është humbja e dytë e Barcelonës rresht pas asaj nga PSG në Championa dhe e para në La Liga, dhe mbetet -3 nga Real Madridi.
Barça pret pas dy javësh Gironan, kurse Sevilla udhëton te Mallorca.



Të tjera
Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët
Tri detaje të vogla që spikasin shikimin symace
Fëmijët duhet të shmangin ekranet e telefonëve një orë para se të flenë