Louis Thomas Buffon, djali i legjendarit ish-portier të Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, bëri debutimin e tij në Serie A të dielën pasdite, duke hyrë nga stoli në pjesën e dytë të humbjes 4-0 të Pisës ndaj Bolognas.
Tridhjetë vjet pas debutimit të Gianluigi Buffon në Serie A, edhe i biri, Thomas, ka bërë tashmë paraqitjen e tij të parë në elitën e futbollit italian, megjithëse si zëvendësues i vonë në një humbje të thellë 4-0 në “Dall’Ara”.
Louis Buffon, i cili është pjesë e klubit Pisa që nga viti 2023, ishte përfshirë në listën e rezervave për ndeshjen kundër Bolognas. Skuadra e tij mbeti me 10 lojtarë pas minutës së 36-të, çka çoi në një dominim të plotë të kundërshtarëve: Nicolo Cambiaghi, Nikola Moro, Riccardo Orsolini dhe Jens Odgaard shënuan golat.
Me Bolognan që udhëhiqte me katër gola dhe me ndeshjen praktikisht të mbyllur në minutën e 53-të, trajneri Alberto Gilardino vendosi t’i jepte 17-vjeçarit Louis Buffon mundësinë për debutim në Serie A, duke e futur në lojë në minutën e 77-të në vend të M’Bala Nzola-s.
Adoleshenti është sulmues, zakonisht luan si anësor, megjithatë kundër Bolognas u aktivizua pak më në qendër gjatë 15 minutave që ishte në fushë.
17-vjeçari ka zhvilluar tre ndeshje me përfaqësueset e moshave të Çekisë, pasi është i aftë të përfaqësojë këtë vend nëpërmjet nënës së tij. Megjithatë, ai mbetet ende i kualifikuar për të përfaqësuar Italinë në nivele të ndryshme të moshave.



Të tjera
Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët
Tri detaje të vogla që spikasin shikimin symace
Fëmijët duhet të shmangin ekranet e telefonëve një orë para se të flenë