Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka shpalosur planin e tij për fshatrat.
Ai ka treguar se me platformën “Prishtina 2035” ka krijuar një plan të qartë për ta lidhur fermerin-përpunimin-tregun.
“Fshatrat e Prishtinës kanë potencial të madh për bujqësi dhe agroturizëm, por ky potencial mbetet i pashfrytëzuar. Prodhimi është i vogël, i fragmentuar dhe pa qasje të qëndrueshme në treg. Me platformën tonë “Prishtina 2035” kemi krijuar një plan të qartë që lidh: fermerin – përpunimin – tregun. Mbështetje për fermerët me prona të vogla, zhvillim të agroturizmit që rrit ekonominë familjare dhe rrjete të reja për tregjet lokale me produkte vendore. Fshati bëhet pjesë e qytetit që funksionon, prodhon dhe zhvillohet!” – ka shkruar Çeku në Facebook.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor.



Të tjera
Si të shmangni ftohjet dhe gripin gjatë punës në zyrë
“Unë jam shqipe nga Kosova”, FFK ndan videon spektakolare të lojtarëve nga zhveshtorja pas fitores së madhe
U shembën si një shtëpi prej letrash