Zbulimet në mekanikën kuantike, çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2025 e marrin tre shkencëtarë

Zbulimet në mekanikën kuantike, çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2025 e marrin tre shkencëtarë

Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2025 iu është dhënë një trioje shkencëtarësh, një britaniku, një francezi dhe një amerikani, për zbulimet e tyre revolucionare në fushën e mekanikës kuantike.

John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis do të ndajnë çmimin “për zbulimin e tunelizimit kuantik mekanik makroskopik dhe të kuantizimit të energjisë në një qark elektrik,” njoftoi të martën në një ceremoni në Stokholm, Suedi, Komiteti Nobel.

Vitin e kaluar, çmimi iu dha Geoffrey Hinton, shpesh i quajtur “Babai i Inteligjencës Artificiale”, dhe John Hopfield, për zbulimet e tyre themelore në mësimin e makinerive, të cilat hapën rrugën për mënyrën se si përdoret sot inteligjenca artificiale.

Në vitin 2023, çmimi shkoi për një trio shkencëtarësh evropianë që përdorën lazerët për të kuptuar lëvizjen e shpejtë të elektroneve, të cilat më parë konsideroheshin të pamundura për t’u ndjekur. Çmimi shoqërohet me një shumë monetare prej 11 milionë koronash suedeze (rreth 1 milion dollarë).

Zbulimet në mekanikën kuantike, çmimin Nobel në

Komiteti vlerësoi fituesit për faktin se “kanë treguar se vetitë e çuditshme të botës kuantike mund të bëhen konkrete në një sistem aq të madh sa mund të mbahet në dorë.”