Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.
Gjatë takimit, Konjufca vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët dhe në kuadër të perspektivës evropiane të vendit.
Ai gjithashtu e falënderoi ambasadorin Cuvelier për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.
Në fund të takimit, Konjufca i uroi ambasadorit Cuvelier suksese në angazhimet e tij të ardhshme.



Të tjera
Trump: Erdogan është një udhëheqës i madh, Samiti i NATO-s në Turqi ishte shumë i suksesshëm
Si ta mposhtni dhimbjen e fytit, këto janë mënyrat efektive
Gjasat e Lionel Messit për Topin e Artë rritën për 966%