Albian Hajdari, u prezantua zyrtarisht te Kombëtarja e Kosovës.
Këtë ai e bëri, përmes një videoje të postuar në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Hajdari vendosi të hiqte dorë nga mundësia për të luajtur për Zvicrën, e cila e kishte ftuar disa herë, për ta ndjekur zemrën dhe për t’iu bashkuar vendit të prindërve të tij.
22-vjeçari dha fjalë të mëdha rreth vendimit të tij.
“Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën se Kosova është e vogël për botën, po për mua është krejt bota. Forca Kosova”, theksoi ai.
Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit, do të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për përballjet e tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe ndaj Suedisë të hënën që vjen.



Të tjera
Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët
Tri detaje të vogla që spikasin shikimin symace
Fëmijët duhet të shmangin ekranet e telefonëve një orë para se të flenë