Rindërtimi i Camp Nou po vazhdon dhe rikthimi i Barcelonës në stadiumin historik nuk do të bëhet me kapacitet të plotë.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, klubi katalanas ka marrë parasysh hapjen e stadiumit me rreth 45 mijë vende, për shkak se fazat e punimeve ende nuk janë përfunduar.
Fillimisht ishte parashikuar një rikthim me 27 mijë shikues, por drejtuesit e klubit e konsideruan këtë numër tepër të ulët për interesin dhe të ardhurat e ndeshjeve, transmeton Klankosova.tv.
Aktualisht Barça po pret lejet përkatëse nga Bashkia e Barcelonës që të përdorë tribunat laterale dhe të rrisë kapacitetin. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rikthimi i katalanasve në Camp Nou mund të ndodhë në muajt e ardhshëm, por për momentin ata do të vazhdojnë të luajnë ndeshjet në “Estadi Olímpic Lluís Companys”.



Të tjera
Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët
Tri detaje të vogla që spikasin shikimin symace
Fëmijët duhet të shmangin ekranet e telefonëve një orë para se të flenë