Zhegrova, me postim interesant para ndeshjeve të tetorit me Kosovën

Zhegrova, me postim interesant para ndeshjeve të tetorit me Kosovën

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është ftuar për ndeshjet e radhës së Dardanëve për kualifikime në Botërorin 2026.

Ndonëse për ekipin e tij ku u transferua këtë verë, Juventus, nuk është se po ka shumë minuta, Zhegrova po shpreson se këtë do ta gjejë te Kosova.

“Është koha për ekipin kombëtar”, shkroi Zhegrova në Instagram.

Kosova do të luajë dy ndeshje këtë muaj, kundër Sllovenisë dhe Suedisë.