Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat, raporton Klankosova.tv
Banorët e fshatit kanë bërë me dije për Klankosova.tv se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia dëmtuan kosheren e bletëve.
Rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët kanë vazhduar lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe kanë nxjerrë trupin jashtë, thonë të njëjtat burime.
Për pasojë, banorët janë tronditur dhe kanë njoftuar edhe organet e rendit.
Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar me detajet e reja nga ky incident./ Klankosova.tv



Të tjera
Një tas me uthull molle e vaj ulliri trajton këtë problem shëndetësor
Mbani trurin tuaj të kthjellët duke medituar
Konsumi i alkoolit ju ndihmon të mësoni gjuhë të reja