Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet rruga e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ajo ka thënë se në këtë proces Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por proces meritor.
“Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim”, ka thënë
Haxhiu në takim me eurodeputetin Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën.
Haxhiu e falënderoi z. Terras për angazhimin dhe mbështetjen e tij ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.
Ajo theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe se përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave.
Sipas komunikatës së Presidencës, Haxhiu paraqiti përparimin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e
Bashkimit Evropian. Ajo vuri në pah se orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare.
Ajo foli edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë.



Të tjera
Ushqimet që pastrojnë organizmin
Presidenti turk pret kryeministrin e Kanadasë ndërsa fillon Samiti i NATO-s në Ankara
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE