Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë është në fazën intensive të përgatitjeve për duelin me Serbinë.
Kuqezinjtë të shtunën mbrëma luajnë në Leskovc kundër Serbisë, në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi Armando Broja, të mërkurën në konferencën për media, tha se skuadra e tij do të jep gjithçka nga vetja për të arritur fitore.
“Më shumë se goli im, e rëndësishme është që ekipi të fitojë”, tha Broja.
“Do të japim gjithçka në fushë për këtë ndeshje”, theksoi sulmuesi i Burnley-t.
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për duelin me Serbinë, sfidë kjo tejet rëndësishme për ekipin kuqezi.



Të tjera
NATO riafirmon unitetin e aleancës dhe mbrojtjen kolektive në deklaratën e Ankarasë
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë
NATO përfundon samitin në Ankara, miratohet deklarata me gjashtë pika