Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 8 dhe 9 tetor në Belfast të Irlandës së Veriut, me pjesëmarrjen edhe të sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper.
Takimi bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.
Në fokus të diskutimeve të këtij viti janë temat e sigurisë dhe zhvillimit rajonal si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit përballë sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.
Gjatë punimeve të këtij procesi, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, mbetet nisma qendrore për bashkëpunim politik, ekonomik dhe shoqëror mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë.



Të tjera
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët
Kurti me Haxhiun bëjnë homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahmani
Këto janë përfitimet shëndetësore të ecjes në kohën e dimrit