Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s për një mandat katërvjeçar.
Ky komitet ka për mision të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.
Zgjedhja e Dukës në këtë strukturë përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për kontributin e tij të gjatë në arenën ndërkombëtare.
Armand Duka mban edhe detyrën e Zëvendëspresidentit të UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryeson Komitetin e Medias në organizatën evropiane të futbollit.



Të tjera
Arteta pranë goditjes së madhe, super ylli francez një hap larg Arsenalit
Agon Bytyqi rizgjidhet zëvendësdrejtor i AKI-së edhe për një mandat pesëvjeçar
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë