Njësitë e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në bazë të autorizimeve ligjore, kanë realizuar një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist në regjionin e Prishtinës.
Gjatë aksionit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe armë gjahu. Municioni ishte mbajtur në kundërshtim me ligjet në fuqi.
“Rasti është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente. Hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim të identifikimit të burimit dhe destinacionit të municionit të sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin për të luftuar kontrabandën dhe veprimtaritë e tjera të paligjshme, në funksion të garantimit të sigurisë publike dhe mbrojtjes së interesave të Republikës së Kosovës.



Të tjera
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët
Kurti me Haxhiun bëjnë homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahmani
Këto janë përfitimet shëndetësore të ecjes në kohën e dimrit