Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, e falënderon për bashkëpunimin

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, e falënderon për bashkëpunimin

U.D e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Ajo e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Haxhiu ka thënë se Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të thella, të ndërtuara edhe nga breza të bashkatdhetarëve që sipas saj, Zvicrën e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë.

“Sot prita në takim lamtumirës Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.E falënderova për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të thella, të ndërtuara edhe nga breza të bashkatdhetarëve tanë që Zvicrën e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë.Ambasadorit Sprecher i urova suksese në angazhimet e ardhshme, me mirënjohje për kontributin dhe miqësinë e tij ndaj Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.