Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sot.
“Së shpejti do ta kemi Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë. Prej nesër fillon rrjedhja e kohës për formimin e Qeverisë sepse sot do të kemi Kuvend të konstituuar”, tha ai, para fillimit të seancës.
I pyetur nëse ka pasur negociata me ndonjë parti, ai tha se “negociatat gjithmonë ndodhin, bisedimet gjithmonë ndodhin”.
LVV-ja ka theksuar sërish se nuk do ta votojë asnjë deputet të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pozitën e nënkryetarit.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se nënkryetar nga komuniteti serb duhet të zgjidhet Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Lexo më shumë Video/ Pamje nga momenti i arrestimit të Fatmir Shehollit, si i dyshuar për përfshirje në spiunazh për Serbinë
“Rashiq i mori 56 vota [në seancën e kaluar], nevojiten edhe 5 vota nga 52 deputetët shqiptarë”, tha Murati.



Të tjera
3 gjuhët që fëmijët duhet t’i mësojnë
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kandidojë për deputete
Shpërthen ish-deputeti i LDK-së: ‘Zgjedhjet nuk fitohen duke futur në listë prostituta politike, maniak seksual e shërbëtor të PDK-VV’